Një aksident ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se si pasojë e aksidentit, lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.