Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Në adresë të Ballkani.info, lexuesit kanë dërguar video ku shihet se viktima është shtrirë në rrugë, derisa disa persona të tjerë po tentojnë t’i japin ndihmë.
Sipas informacioneve, më pas këmbësorja është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Vajza është goditur nga vetura derisa po e kalonte rrugën në vendkalimin për këmbësor.
Për detaje të tjera, Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar.







