Policia jep detaje për djegien e veturës në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një veturë është djegur në orët e mbrëmjes të dielën në magjistralen Pejë-Prishtinë, tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”.

Në lidhje me këtë rast kanë folur nga Policia e Kosovës.

“Sot me datën 05.01.2020 rreth orës 20:30 në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Korreticë të Lartë – KK Drenas është djegur tërësisht një veturë. Policia ka dalë në lokacion dhe fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë djegies së kësaj veture”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Ksoovës, Daut Hoxha./ Ballkani.info/