Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime.
Në një prononcim për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
‘Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i veturës dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ballkani.info ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura e aksidentuar. /Ballkani.info








