Policia jep detaje për aksidentin në aeroportin “Adem Jashari”, katër persona të lënduar

Në parkingun e Aeroportit “Adem Jashari” ka ndodhur një aksident në mes dy automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë marrë lëndime trupore

Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në hapësirat e madha të aeroportit, sot rreth orës 11:00.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Aeroportit të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.