Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55-vjeçar dje në Vushtrri.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vushtrri 18.09.2024-11:55. Raportohet për  një aksident trafiku në mes  të një veture dhe një kamioni, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar. I njëjti  ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.