Dy vajza janë goditur nga një veturë para pak çastesh në Prishtinë.

Rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident, ku një person ka goditur me veturë dy këmbësore.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Brovci.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka treguar Borovci.

Ai ka thënë se njësitet relevante të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë është nisur një hetim në lidhje me të gjitha rrethanat e aksidentit. /Demokracia.com/