Mbrëmë në Mitrovicë ka ndërruar jetë një 5-vjeçar si pasojë e goditjes nga një veturë.

Derisa ishte duke ecur me biçikletën e tij, një 5-vjeçar nga Mitrovica është goditur nga një veturë me ç’rast ka humbur jetën.

“Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë 03.08.2022-19:03 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.