Policia jep detaje për aksidentin e tmerrshëm në Lakrishtë, katër persona dërgohen për mjekim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në të cilin janë përfshirë tri automjete.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret policia.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje.

Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”,

Ballkani.info ka raportuar më parë për këtë aksident.