Një veturë dhe një furgon janë përfshirë në aksident në ora 17:30, prej ku mbetën të lënduar tetë persona.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon. Mbështetur në ekzaminimet e bëra në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona, njëri prej tyre është lënduar më shumë dhe është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.