Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje rreth djaloshit në Malishevë i cilu u zhduk, për të cilin familjarët dyshuan se kishte të bëjë me kidnapim.
Vëllau i viktimës kishte lajmëruar policinë pasi ai ishte zhdukur nga shtëpia, dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
Te viktima janë shfaqur shenja shqetësimi dhe ka marrë tretman mjekësor.
‘’ Malishevë, 21.11.2020-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin rreth orës 18:00 është gjetur viktima dhe pasi që ka shfaqur shenja të shqetësimit është dërguar në tretman mjekësor’’, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.







