Policia jep detaje pas djegies së veturës në Prishtinë FOTO
Një veturë e tipit Renault ka marrë flakë, në orët e mbrëmjes në lagjen “Bregu i Diellit” të kryeqytetit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se sapo kanë marrë informacionet e para, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, ajo e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit.
Vetura ka pasur dëmtime në pjesën e motorit ndërsa ekipet janë duke vazhduar me hetimet për të kuptuar shkaqet e djegies së kësaj veture.
“Sonte me datë 09.01.2020 rreth orës 21:00, ne Bregun e Diellit ne Prishtine është raportuar se një veturë e tipit Renault, me targa vendore, është duke u djegur. Ne vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë njësia policore, njësia e zjarrfikësve, si dhe është njoftuar eksperti i zjarrit. Vetura ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit. Përderisa, ekipet kompetente janë në proces të procedurave tjera përfshirë edhe hetimin mbi shkaqet e djegies së veturës”, tha Hoxha.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/81712080_2552191798399309_262402130755715072_n.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/81687985_745976432560946_344320961115324416_n.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/82339127_482860122639253_2069649468977840128_n.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/01/82413258_477143916326915_7915561590508748800_n.jpg)