Viktima që gjeti vdekjen në fshatin Shtedim të Podujevës është J.Z, 73 vjeçar . Këtë e ka bërë të ditur për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Sipas saj aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një këmbësori.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjeçar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, shtoi Ahmeti.
Ballkani.info ju sjellë videon, kur këmbësori goditet nga vetura që thuhet se e njëjta ishte duke garuar me një automjet tjetër. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=QIQJOMN5yYk&fbclid=IwAR1gKgB35-SufHazrRDE1okVJyTTN4aN4lque4XZK3stcQl7Nuhx-dwA94A







