Policia jep detaje nga gjuajtja me armë ndaj një autobusi me nxënës në Deçan

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës e ka konfirmuar për Express se kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tyre.