Një vetaksident rrugor ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushtet atmosferike jo të përshtatshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Policës për Rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai tha se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe se ekipi mjekësorë është marrur me trajtimin e tij.

“Vetaksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” më saktësisht në dalje të Prizrenit, një vetaksident me lëndime të lehta, ku një person është lënduar. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë po ashtu edhe ndikues ka qenë kushtet atmosferike”, ka thënë Gashi për Ballkani.info.