Policia identifikon tre të dyshuar të cilët tentuan ta vrasin një person një muaj më parë

Një tentim-vrasje kishte ndodhur në Fushë Kosovë më 18 shtator të këtij viti.

E policia tashmë ka jap detaje – bëhet fjalë për identifikimin e tre personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Nëpërmjet raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

VRASJE NË TENTATIVË/Fushë Kosovë 18.09.2022 – 19:05. Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar tre meshkuj kosovarë të dyshuar për kryerjen e veprës penale, njëri prej të cilëve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë gjenden në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit i arrestuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.