Policia ia vë shiritin njërës nga pishinat diskotekë në perfieri të Prishtinës

Policia e Kosovës ka mbyllur njërën nga pishinat e hapura në kryeqytet.

Pas aksionit të Policisë së bashku me Inspektoratin përvec kësaj pishine janë mbyllur edhe disa lokalet, të cilat nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për pishinën diskotekë, Couche që ndodhet në periferi të Prishtinës.