Tiranë

Policia hedh gurë ndaj protestuesve

Disa policë janë parë duke hedhur gurë ndaj protestuesve në qendër të Tiranës mbrëmjen e sotme, në pamjet që janë cilësuar gjerësisht si tronditëse.

Videot e publikuara nga mediat në Shqipëri tregojnë se si disa policë mbledhin gurët në tokë dhe i hedhin ndaj protestuesve, të cilët janë pa asnjë masë mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme, dy policë u pezulluan për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se autoritetet kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj protestuesve të cilët i kapnin. 

VIDEO: