Policia gjobit shoferin me 150 euro, iu identifikua shkelja me pajisje inteligjente

Policia e Kosovës po vazhdon patrullimi me vetura zyrtare me pajisje inteligjente në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve.

Policia njofton se sot gjatë kontrollit të trafikut “kundërvajtja me tejkalimin më të lartë të shpejtësisë është identifikuar në zonën 80 km/h duke drejtuar mjetin me 121 km/h”.

Me ç’rast është shqiptuar gjobë prej 150 eurosh.