Policia gjen 25 qengja që dyshohen të jenë kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Cerkolez, Istog të enjten rreth orës 19:50.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori.

“Kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit ndërsa kombi i është sekuestruar. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.