Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur ndryshimet e miratuara mbrëmjen e së enjtes nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ndryshime të cilat sipas tij hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.
“Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë”, shkroi Lleshaj në një postim në rrjetet sociale.
“Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë”, tha Lleshaj







