Policia e Kosovës zbulon plantacione të drogës në fshatin Koshare, shkatërrohen 130 bimë

Policia e Kosovës sot gjatë një patrullimi në zonën e fshatit Koshare, ka hasur në plantacione të mbjella me bimë narkotike.

Njësitet policore kanë gjetur rreth 130 bimë kanabisi me gjatësi deri në 4 metra, e që më pas me urdhër të prokurorit, këto bimë janë shkatërruar.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Tutje, Krasniqi ka treguar se rasti po vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës.

“Sot, më 15.09.2020, patrulla policore gjatë patrullimit në zonën e Koshares, ka hasur plantacione të mbjella me bimë narkotike.

Njësitet relevante policore e kanë trajtuar rastin, kanë njoftuar prokurorin, kanë shkatërruar me djegie rreth 130 bimë kanabis sativa me gjatësi nga 1.5 deri në 4 metra. Rasti vazhdon të trajtohet nga njësia e antidrogës”, konfirmoi Krasniqi.