Policia e Kosovës: Vjedhjet dhe grabitjet kanë shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar

Policia e Kosovës bën të ditur se parametrat e matjes së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie.

Kështu, veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15 përqind (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020).

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, gjithashtu thuhet se edhe rastet ( veprat penale plus incidentet tjera) të inicuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31 përqind.

Nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije se në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87 përqind më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, kështu:
-Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46 përqind;
-Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 përqind.
-Numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60 përqind.

Njoftimi:

Policia e Kosovës (PK), bazuar në realizimin e objektivave strategjike dhe planin e veprimit, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, ka arritur rezultate pozitive në uljen e trendit të krimit, përfshirë uljen e veprave penale si Grabitjet, Vjedhjet dhe Vjedhet e Rënda. Policia e Kosovës, ka përfunduar një analizë paraprake edhe pse jemi para përfundimit të vitit kalendarik, një analizë gjithëpërfshirëse i është bërë realizimit të Planit të Punës për 2020. Parametrat e matjës së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Kështu, veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15% (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020). Po ashtu edhe rastet ( veprat penale plus incidentet tjera) të inicuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31%. Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, kështu: -Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46%; -Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 %. -Numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60%. Policia e Kosovës edhe përkundër uljes së trendit të krimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e ç’do rasti, në identifikimin e ç’do personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar një siguri dhe një ambient të qetë për të gjithë. Njëkohësisht Policia, falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi.