Policia e Kosovës vazhdon me planin operativ në zbatim të masave anti-COVID-19

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë në të gjitha rajonet e vendit në kuadër të planit operacional për parandalimin e përhapjes së pandemisë me koronavirus.

Masat e fundit qeveritare parashohin ndalimin e qarkullimit për qytetarët dhe mbylljen e aktiviteteve të gastronomisë në të gjithë vendin prej orës 22:30 deri në 5:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

“Realizimi i planeve operacionale policore në interes të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit si dhe zbatimi i masava anti COVID-19, vazhdojnë të mbeten prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar me Policinë dhe njëherit vazhdon të apelojë për respektim të masave, të cilat ndikojnë në parandalim të përhapjes së pandemisë.