Policia e Kosovës po heton vdekjen e një personi 82 vjeçar, i cili është plagosur dje me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, shkruan ballkani.info
Policia përmes raportit 24 orësh, bën të ditur se viktima ka ndërruar jetë në QKUK.
Njoftimi i plotë:
Është raportuar se viktima mashkull kosovar, rreth 82 vjeç, në rrethana ende të panjohura është plagosur me armë zjarri dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Pasi është transportuar në QKUK nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.







