Sipas mediave serbe sot në Shtërpcë ka ndodhur një përplasje në mes të Policisë së Kosovës dhe banorëve serbë.
Sipas tyre kjo llojë proteste është bërë për mbrojtjen e maleve të Sharrit dhe shkatërrimit të tyre nga eskavatorët ka eskaluar pas përdorimit të dhunës së Policisë së Kosovës.
Ndërkaq këtë gjë e ka mohuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili për Ballkani.info ka thënë se Policia kë ndërhyrë vetëm pasi që këta banorë e kanë bllokuar rrugën.
Sipas tij, për shprëndarjen e tyre është përdorur vetëm gazi lotsjellës dhe në asnjë moment dhuna fizike siç pretendohet nga pala serbe.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se protesta ka përfunduar dhe gjendja tashmë është e qetë pas zhbllokimit të rrugës./Ballkani.info
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=cZPpSKHJ18k







