Policia e Kosovës ndalon furgonin në rrugë për të blerë burek (VIDEO)

Oraret e gjata të punës, si duket i kanë shtuar urinë pjesëtarëve të Policisë Speciale të Kosovës.

Në një video të siguruar nga Ballkani.info, pjesëtarit e njësitit special të Policisë, shihen duke blerë ushqim në një furrë në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

Çfarë bie në sy më shumë është furgoni i Policisë, i cili është ndaluar në rrugën kryesore me katër sinjalizuesit ndezur, duke detyruar kështu automjetet e tjera të parakalojnë. /Ballkani.info