Policia e Kosovës: Kosova ka shënuar rezultate në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Shefi i sektorit qendror të hetimeve në Drejtorinë për hetimin e trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, Kapiten Riza Murati tha se femrat janë viktimat më të shpeshta që bien pre e mashtruesve.

“Ne si polici çështjen kryesore për trafikim e kemi sigurinë e tyre, pra sigurinë e femrave të trafikuara”, tha ai sot në RTK3.

Sipas tij Drejtoria për hetimin e trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës, është krijuar enkas për të luftuar trafikimin.

“Kosova në aspektin e legjislativit e ka përmbushur”, tha ai.

Murati bëri me dije se ka lëvizje ne dënimin e atyre që kanë kryer krimet dhe kanë bërë trafikim të qenieve njerëzore. Policia e Kosovës, ka krijuar edhe linjën speciale telefonike, tha ai.