Automjetet e kriminelëve në Banjskë
Policia e Kosovës konfiskon disa automjete të grupeve kriminale në Banjskë
Pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, siç dihet grupet kriminale serbe janë pozicionuar në dhe rreth Manastirit të Banjskës në veri, ku kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në terren.
Njësitet e Policisë kanë avancuar në terren dhe siç raportohet nga veriu.info, policia ka konfiskuar disa automjete të këtyre grupeve kriminale.
Ndryshe, deri në tash zyrtarisht policia ka konfirmuar vrasjen e vetëm një pjesëtari të këtyre grupeve kriminale, ndërsa mediat kanë raportuar se dyshohet për vrasjen e pesë (5) pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale.