Policia e Kosovës konfiskon 31 kilogramë marihuanë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës me datë 21 gusht 2019 ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim :

●Katër (4) qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram (Tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gram),
●Dy (2) Vetura,
●Një (1) dokument,
●Dy (2) leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave,
●Tre (3) telefona,
●Para të gatshme 75 (shtatëdhjetë e pesë) euro dhe 1800 (Njëmijë e tetëqind) lekë të Shqipërisë,

Dy të dyshuarit e arrestuar janë:

A. M1979MShqiptar / Shqipërisë
A. M1995MShqiptar / Shqipërisë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, poashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

loading…