Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.
Ky operacion, sipas policisë është zhvilluar në tri lokacione në Prishtinë, ndërsa janë shoqëruar në polici katër persona, shkruan Ballkani.info.
Komunikata e Policisë:
Rasti Nr.1
Me datën 31/05/2019 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ neni 390.
Ky operacion policor ka përfshirë tri lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, atë të Kodrës së Trimave, Velanisë dhe Matiqanit, ku gjatë kontrollit nga të dyshuarit janë sekuestruar:
Veturë Opel Astra,
Tre telefona SAMSUNG,
Dy pasaporta të Republikës së Kosovës,
Një librezë e veturës zvicerane.
Me vendim të prokurorit kompetent personat e dyshuar dërgohen në ndalim për 48 orë, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se një aksion i tillë është zhvilluar edhe në Drenas. /Ballkani.info







