Policia e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve për kujdes në qarkullim për shkak të motit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët t’i kushtojnë kujdes qarkullimit rrugor, sidomos drejtuesit e automjeteve.

Tutje, nga Policia është kërkuar nga drejtuesit e automjeteve përshtatja e vozitjes me kushtet në rrugë e gjithashtu të respektojnë shenjat e trafikut rrugor.

Njoftimi i plotë:

Të reshurat e borës gjatë ditës, ngricat në orët e mbrëmjes, gjatë natës, dhe në orët e hershme të mengjesit nëpër rrugët tona krijonë vështërsi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitëshme. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesmarësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Poashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.