Policia e Kosovës e dëshmon edhe njëherë veten, e zë vendin e parë në garat ndërkombëtare (FOTO)

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pjesëtarët e njësisë special elite “FIT”, të njohur tashmë si “NJSI”, kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it ‘Sparta 300’, që janë mbajtur në shtetin e Hungarisë.

“Në këtë garë ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, ku NJSI ka dëshmuar përgatitjet e larta profesionale dhe fizike, duke arritur që në garat ekipore të rënditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Ballkani.info.

Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policitë e tjera, ka arritur të triumfojë në shumë gara sportive të arenës ndërkombëtare.

“Policia e Kosovës, në vazhdimësi do t’i kushtojë rëndësi të gjitha njësiteve të saj, që të vazhdojnë ngritjen dhe avancimin e tyre në mënyrë profesionale, duke përfshirë edhe shkathtësitë fizikë”, përfundon njoftimi. /Ballkani.info