Policia e Kosovës do të shpenzojë mbi 500 mijë euro për sigurimin e automjeteve

Policia e Kosovës ka paraparë  që mbi 500 mijë euro të i ndajë për sigurimin e automjeteve.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), shkruan Arbresh.

Në përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës  thuhet: Shërbimet e sigurimit të automjeteve TPL, TPL Plus dhe Kasko-Ritender.

Vlera e parashikuar e kontratës është  545 692,48 euro.