Mediat serbe gjatë ditës së sotme kanë raportuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës sot kanë nisur t’i konfiskojnë targat e Serbisë në Ranillugë dhe Ropotovën e Madhe.

Kjo, sipas këtyre mediave, ka ardhur pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj i cili mbrëmë tha se së shpejti do të nisin masat reciproke edhe ndaj veturave me targa të Serbisë.

Ballkani.info ka kontakuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili këtë lajm e ka hedhur poshtë duke thënë se bëhet fjalë për propagandë dhe se nuk është e vërtetë.

“Mundem me e konfirmuar se informacionet në lidhje me heqjen e targave të Serbisë, janë spekulime”-ka përfunduar Hoxha. /Ballkani.info/