Policia e konfirmon arrestimin e katër personave, në mesin e tyre dy ish-zyrtarë të Telekomit

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet për arrestimin e katër personave, në mesin e tyre dy ish-drejtorë të Telekomit.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Duke u thirrur në burime është raportuar se bëhet fjalë për ish-drejtorin e Marketingut në Telekom, T.M (emër i njohur për redaksinë) dhe A.O,. ish-drejtor i Financave.

Po ashtu janë arrestuar edhe K.M., dhe D.S, ky i fundit i nacionalitetit turk.