Policia e identifikon veturën e cila ishte falsifikuar dhe raportuar e vjedhur në Itali

Një veturë e cila ishte falsifikuar dhe e raportuar si e vjedhur në Itali është identifikuar dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me datën 23.07.2022 rreth orës 16:20, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhë vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet G.H. 1990, e cila është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të veturë dhe numërit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2019.Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njejti është ri–regjistruar në Shqipëri.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. Lenda për hetim i dorëzohet njësitit të autokrimeve dhe sipas procedurave të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.