Policia drejton armët ndaj protestuesve pro-Trump në Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë

Oficerët e policisë kanë nxjerrë armët brenda Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, pasi protestuesit pro-Trumpit hynë në ndërtesën e Dhomës së Përfaqësueseve, shkruan NY Times.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë se të paktën dy oficerë kanë drejtuar armët e tyre drejt dyerve të Dhomës, të cilat dukeshin se ishin barrikaduar me një lloj tavoline të madhe. Në foto vërehet se kishte disa vrima në derë.