Policia dje arrestoi 31 persona që nuk respektuan “orën policore”, 19 prej tyre në Prizren

Policia e Kosovës i ka arrestuar 31 persona gjatë 24-orëve të fundit për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Prizreni tash e disa ditë vazhdon të jetë komuna më pak e disiplinuar. Policia njofton se në këtë qytet dje ka arrestuar 19 persona, ndërsa në Gjilan 9 persona, në Mitrovicë të jugut 2 persona dhe Ferizaj një person.

Kryeqyteti, Mitrovica Veriore dhe Gjakova janë komunat më të disiplinuara për masat prandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, pasi në asnjërën nuk është arrestuar asnjë person gjatë ditës së djeshme.

Ndryshe, nga data 4 maj kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 3 orë brenda 24-orëve.