Policia dhe zjarrfikësit raportohet se ndodhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se një kabllo elektrike është përfshirë nga zjarri.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Policia dhe zjarrfikësit janë në lokacion”, kanë thënë nga Policia duke mos konfirmuar detaje të tjera.