Policia dhe Inspektorati ndalon ndërtimin pa leje në vendin ku u rrënuan kazinotë, në Karaçevë

Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin në Kamenicë kanë ndaluar punimet e disa objekteve në vendin ku ishin kazinotë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati, i cili tha se punimet janë ndalur meqë nuk kanë leje për ndërtim.

Kazinotë ilegale u rrëzuan më 19 shtator të vitit të kaluar në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës.

Fotografitë janë publikuar nga mediumi lokal “Kamenica Press” .