Policia dhe Drejtoria e Arsimit nis hetimet ndaj profesorit që rrahu nxënësin
Pas publikimit të pamjeve ku shihet profesori i gjuhës angleze, Sabit Kopalla, duke rrahur një nxënës, mediat kanë kërkuar sqarime nga ana e Policisë. Sipas raportit, dëshmitë e dhëna në polici nuk përkojnë me ato të pamjeve të publikuara.
Edhe nëna e nxënësit të rrahur, ka thënë për policinë se profesori vetëm kishte ndërmjetsuar një rrahje mes nxënësve dhe nuk kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj.
Por pas publikimit të pamjeve, Policia ka ndryshuar pistën e hetimeve, transmeton ballkani.info.
Zëdhënësja e Policisë, Antigona Çitaku, ka thënë se pas shikimit të xhirimeve, në konsultim me Prokurorin kanë nisur hetime ndaj profesorit të dhunshëm.
“Dje është raportuar rasti në stacion të Podujevës. Mirëpo është raportu që dy nxënësa janë rrahur mes veti, edhe profesori ka hy edhe i ka nda, qysh e ka qartësu edhe nana e tyre kur ka deklaru. Ne i kemi pa videot që po qarkullojnë dhe në konsultim me prokurorin do të trajtohet rasti , dhe në bazë të atyre që shihet do të shohim çka bahet. Tash ne do të veprojmë në bazë të asaj që shihet edhe në video”, ka thënë Çitaku
Në pamjet e publikuara profesori shihet duke iu vërsulur nxënësit përderisa të tjerët mundohen ta ndalojnë.
https://www.facebook.com/zerodypress/videos/1938801539539291/