Policia demanton mediat: Xhandarmëria serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës

Gjatë ditës së sotme, portalet kosovare kanë raportuar për prezencë të xhandarmërisë serbe në fshatin Dumnicë të Podujevës, me ç’rast janë alarmuar qytetarët e kësaj pjese.

Në lidhje me këtë Ballkani.info ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka mohuar këto lajme duke i cilësuar si të rrejshme.

Kjo është deklarata e Policisë së Kosovës për Ballkani.info:

“Referuar shkrimeve të publikuara në disa portale se kinse në territorin e RKS-së, saktësisht në rajonin Podujevës – fsh. Dumnicë, kanë hyrë forcat sërbe, ju informojmë se ky informacion nuk qëndron. Policia e Kosovës me njesitet kufitare ka kryer patrullime në atë pjesë kufitare dhe nuk ka ndonjë informacion zyrtar se në territor të RKS-se kanë hyrë forca të xhendarmërisë serbe”-përfundon deklarata e Policisë së Kosovës. /Ballkani.info/