Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për sulmin ndaj imamit të fshatit Lupç të Podujevës, i cili u rrah rëndë mbrëmjen e së enjtes.
Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe se për rastin ka njoftuar imami.
Policia ka bërë me dije se janë arrestuar tre të dyshuar, derisa imami është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“VRASJE NË TENTATIVË / Podujevë 21.07.2022.22:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyshuar janë B.M 27 vjec, A.M 28 dhe SH.M .25 vjeç, e që njëherit janë vëllezërit./Ballkani.info/






