Policia e Kosovës

Policia deklarohet për zjarrin në shtëpinë e pleqve, disa persona kanë kërkuar ndihmë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.

Deri më tash raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për vështërsi në frymëmarrje nga tymi, por që nuk ka ndonjë person të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pëlqeve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha ajo.

Ahmeti tha më tej se zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar./Ballkani.info

VIDEO BONUS: Digjet shtëpia e pleqve në Prishtinë