Policia bastisë një lokal në Viti, punonin këngëtare e vallëtare nga Shqipëria e Maqedonia

Njësitet e anit trafikimit me qenie njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë realizuar një plan operativ me 26 tetor në një lokal në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Te lokali ‘Te Aga Vet’, polica ka identifikuar dhe hasur duke punuar si këngëtarë/valltare dhe instumentalist 19 persona, transmeton Indeksonline.

Prej tyre nëntë të Shqipërisë, pesë të Maqedonisë, si dhe pesë të Republikës së Kosovës.

Inspektorët e ATK-së do të ndërmarrin masa të paraparë me ligj ndaj pronarit për shkak të parregullsive.