Policia e Kosovës ka rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës.
Siç raporton Kallxo, Policia po asiston Inspektoratin në rrëzimin e themelit të saj, e cila pretendohet nga banorët se u nis pa leje.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë se Policia ka asistuar inspektorët komunal.
Ajo ka bërë me dije se një person është shoqëruar në Polici dhe i është shqiptuar gjobë, pasi ka penguar zyrtarët e komunës.
“Policia ka asistuar inspektorët komunal. Për detaje adresoni pyetjet në komunë, ndërsa sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Ahmeti.







