Policia arreston të dyshuarin lidhur me vrasjen a para tri ditësh te nënkalimi në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë

Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019  “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë  kanë arrestuar të dyshuarin: 

N.B mashkull/shqiptar/kosovar  

Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore. 

loading…