Kryetari i partisë Demokracia Serbe në veri të Mitrovicës, Aleksander Arsenijevic, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Arsenijevic, i cili vazhdimisht provokon policin në veri, është arrestuar pasi ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”. /Ballkani.info/






