Policia arreston personin që i shkaktoi mbi 744 mijë euro dëme buxhetit të Kosovës

Një person është arrestuar në Mitrovicë për shmangie nga tatimi.

Kjo pas një operacioni të Policisë së Kosovës, konkretisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

“Me datën 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi”, thuhet në komunikatë.

Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro.

Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është:

A. M. lindur me 1986 m/sh/k
Sot, me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

loading…